
10.1 Shënime mbi pastrimin
• Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent pastrimi për këto
sipërfaqe.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr. Rreziku është më i lartë për
tavën e skarës.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
10.2 Heqja e mbajtëseve të
raftit
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve.
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
10.3 Piroliza
KUJDES!
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbështetëset e rafteve që
mund të hiqen.
Mos e filloni pirolizën nëse
nuk e keni mbyllur plotësisht
derën e furrës. Në disa
modele, ekrani tregon "C3"
kur ndodh ky defekt.
PARALAJMËRIM!
Pajisja nxehet shumë. Ka
rrezik djegie.
KUJDES!
Nëse ka pajisje të tjera të
instaluara në të njëjtën
mobilie, mos i përdorni
njëkohësisht kur është në
punë funksioni Piroliza.
Mund të dëmtohet pajisja.
1. Hiqni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
2. Pastroni pjesën e brendshme të
derës me ujë të nxehtë në mënyrë që
ajri i nxehtë të mos djegë mbetjet.
3. Vendosni funksionin e pirolizës.
Referojuni "Funksionet e furrës".
4. Kur pulson
, shtypni ose
për të vendosur procedurën e
nevojshme:
Opsioni Përshkrimi
P1 Nëse furra
nuk ka shumë
papastërti.
Kohëzgjatja e
procedurës: 1
orë 30 min.
www.aeg.com28
Komentarze do niniejszej Instrukcji