AEG L61260TLE Instrukcja Użytkownika Strona 4

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 52
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 3
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të dhënë të zorrëve, ose
komplete të tjera të reja zorrësh të dhëna nga qendra
e autorizuar e shërbimit.
Pajisjet e vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm për
të shmangur rreziqet elektrike.
Përpara se të kryeni punime mirëmbajtjeje,
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje me presion dhe/ose
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutralë. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
veshjet e dhëna për këmbët.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe dyshemesë të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku kapaku i pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
2.2 Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
www.aeg.com4
Przeglądanie stron 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 51 52

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag