
PËRDORIMI I LËNDËS SHPËLARËSE
KUJDES
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues për
enëlarësen, detergjent të lëngshëm). kjo mund të shkaktojë dëmtime në pajisje.
Shpëlarësi bën që njollat dhe rrëketë të thahen kollaj.
Shpëlarësi shtohet automatikisht në procesin e fundit të shpëlarjes.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
shpëlarësit:
1. Shtypni dhe lëshoni butonin (A) për të hapur folenë e shpëlarësit.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës. Niveli maksimal tregohet nga shenja "max".
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit pasardhës të larjes.
4. Mbyllni folenë e shpëlarësit
Kapaciteti i folesë së shpëlarësit është afro 150 ml. Sasia e shpëlarësit është e mjaftueshme
për afro 60 programe larjeje.
Rregulloni dozimin e shpëlarësit
Enëlarësja është paravendosur nga fabrika në përzgjedhjen 1.
Mund të vendosni një dozim nga 1 - 6 (1- 6 ml shpëlarës).
Për të rregulluar dozimin e shpëlarësit, referojuni rezultateve të larjes ("Si të veprojmë
nëse…"). Filloni me dozën më të ulët.
Rrotullojeni shigjetën në drejtim orar për të rritur dozimin.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika uji apo njolla rrëkeje.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse 11
Komentarze do niniejszej Instrukcji