AEG F55200W0 Instrukcja Użytkownika Strona 12

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 28
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 11
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Informacione dhe këshilla të dobishme
KUJDES
Përdoreni këtë pajisje vetëm për takëme kuzhine që mund të lahen me larëse enësh.
Mos pastroni në larësen e enëve sfungjerë, rroba kuzhine dhe çdo objekt që e thith ujin.
Para se të futni enët:
Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit.
Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
Ndërsa futni takëmet dhe enët, ndiqni këto hapa:
Futni artikuj bosh si (p.sh. filxhanë, gota dhe tiganë) me pjesët e hapura me drejtim
poshtë.
Sigurohuni që uji nuk grumbullohet në mbajtës ose në bazën e thellë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos futen tek njëra-tjetra.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat e tjera.
Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
Artikujt plastik dhe tiganët me veshje që nuk ngjit kanë një prirje që të mbajnë pikëza uji.
Këto artikuj nuk do të thahen aq mirë sa artikujt prej porcelani dhe çeliku.
Vendosini artikujt e lehtë në koshin kryesor. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
KUJDES
Sigurohuni që krahu i spërkatjes të mund të lëvizë lirisht para se të filloni një program
larjeje.
Koshi kryesor
Vendosini enët e thella dhe kapakët e gjerë përreth skajeve të koshit. Vendosini artikujt mbi
dhe nën varëset e filxhanëve. Uji duhet të kalojë nëpër gjithë pjesët e enëve.
Ju mund t'i palosni varëset e filxhanëve për të
larë artikuj të lartë.
Koshi i takëmeve
PARALAJMËRIM
Mos vendosni thikë me teh të gjatë vertikalisht, për të parandaluar plagosje.
12 Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Przeglądanie stron 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 27 28

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag